I maskuar me kapuç, kapet 16-vjeçari që vidhte bizneset në Tiranë

Nga A2 CNN
3 Prill 2022, 10:47 | Kronikë
I maskuar me kapuç, kapet 16-vjeçari që vidhte bizneset

Një 16-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së  kryeqytetit, pasi kryente vjedhje në biznese të ndryshme. Policia kishte zbardhur dhe dokumentuar 9 raste të vjedhjeve në biznese që adoleshenti kishte kryer në kohë dhe vende të ndryshme, gjatë orëve të vona të natës në Tiranë.

Prej muajit shkurt 2022 dhe deri mbrëmjen e djeshme, që u kap në flagrancë, pas një jave ndjekje nga shërbimet e Seksionit të Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, 16-vjeçari me iniciale O. H., ka vjedhur në 6 markete, në një magazinë, në një automjet dhe në një banesë,  sende të ndryshme dhe shuma parash.

(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos