
Valixhja e mbyllur e lënë në anë të rrugës në lagjen "Apollonia" është bosh dhe është harruar nga një punonjëse e pastrimit të rrugëve.
Këtë version dha Policia e Fierit, pas këqyrjes së kamerave dhe verifikimeve dhe një orë pasi kishte njoftuar se pas konstatimit të valixhes së mbyllur në anë të rrugës, në orën 10:30, shërbimet e Policisë vendosën perimetrin e sigurisë dhe po verifikonin rastin.
Ndërsa për veprime të mëtejshme ishin njoftuar edhe forcat xheniere. (A2 Televizion)