Ministria e Mbrojtjes në Kolumbi njofton se ka arrestuar një ndër personat përgjegjës për sulmin më 25 qershor ndaj helikopterit të presidentit Ivan Duque.
Helikopteri i kreut të shtetit pësoi disa dëmtime të vogla në këtë sulm, por arriti të ulej në tokë pa shkaktuar asnjë lëndim te pasagjerët.
Personi i arrestuar është një luftëtar i njohur si “Aurelio”, pjesë e forcave të armatosura revolucionare të Kolumbisë.
Presidenti Ivan Duque, së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe atë të Brendshëm ishin duke udhëtuar drejt provincës së Santanderit kur ndodhi ngjarja. (A2 Televizion)