A2 siguron pamjet e reja, momentet e fundit të Hekuran Billës para ekzekutimit

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 15:09 | Kronikë

Pamjet e siguruara nga A2 tregojnë pak momente para atentatit të së enjtes në mbrëmje ku u ekzekutua 40-vjeçari Hekuran Billa.

Automjeti tip BMW X6 afrohet pranë Komunës së Parisit në orën 21:43, ndërsa nuk ndiqet nga makina e atentatorëve.

Këtu Policia dyshon se ata janë ndihmuar nga një tjetër makinë e cila ka vepruar si vëzhgues për vrasësit që vijnë nga një tjetër rrugë jo e përshkuar prej Billës. 2 minuta pas mbërritjes së 40-vjeçarit, në orën 21:45, makina e vrasësve afrohet dhe kryen ekzekutimin e Hekuran Billës.

https://www.youtube.com/watch?v=RdI7lgIjltg

Sipas hetuesve gjithçka ka qenë e programuar që automjeti të kthehej prapa për t’u larguar nga vendngjarja e ndihmuar dhe nga sinjalizuesi. Pas sekuestrimit të kamerave të sigurisë, Policia ka rindërtuar dhe skemën ekzekutimit ndërsa rruga e zgjedhur nga atentatorët ka qenë e ndryshme nga ajo e mbërritjes.

https://a2news.com/2020/06/12/a2-siguron-videon-e-vrasjes-se-hekuran-billes/

Një minutë pas ekzekutimit të Billës në orën 21:46 minuta ata largohen duke hyrë në Unazë të Madhe. Kjo sipas hetuesve përforcon më shumë mundësinë se vrasësit janë ndihmuar nga një automjet tjetër i cili ka koordinuar veprimet e tyre. Në vendngjarje, Policia gjeti 19 gëzhoja ndërsa për të vrarë Billën atentatorët përdorën një automatik Scorpions me silenciator.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos