Dy aksidente rrugore janë regjistruar në harkun kohor të pak minutave në qarkun e Korçës. Fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar rëndë në aksidente, ndërsa mjetet janë shkatërruar.
Në aksidentin e parë një mjet ka dalë nga rruga në Korçë duke u përplasur fillimisht me pemën e më pas ra në kanal. Drejtuesi është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti i dytë ka ndodhur në Maliq, ku një makinë është përplasur me trajlerin. Përplasja ka qenë shumë e fortë duke shkaktuar dëme të shumta materiale, fatmirësisht pa dëme në njerëz. (A2 Televizion)