Tentoi të vendoste eksploziv, arrestohet bashkë me porositësin

Nga A2 CNN
15 Qershor 2020, 10:02 | Kronikë
Tentoi të vendoste eksploziv, arrestohet bashkë me porositësin

Policia e Vlorës ka shmangur një ngjarje të rëndë mëngjesin e së dielës ku një person tentoi të vendoste lëndë plasëse në oborrin e shtetasit A.D.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të efektivëve të policisë së komisariatit të Vlorës u arrestua në flagrancë 34-vjeçari Marlen Gutiçi ndërsa po tentonte të vendoste eksploziv në banesën e A.D. në lagjen "Hajro Çakërri".

Gjatë hetimeve u bë i mundur dokumentimi i plotë i kësaj ngjarje, duke çuar në identifikimin, kapjen dhe arrestimin e porositësit, konkretisht shtetasit Bexhet Alliaj 50 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Nga kontrolli i ushtruar në banesat e këtyre shtetasve u gjetën një pistoletë, 2 sasi lënde të dyshuara eksplozive të llojit tritol, të montuara me kapsollë detonatorë me fitil zjarrpërcjellës, 21 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kokainë, 1 dozë e dyshuar lëndë narkotike e llojit heroinë, 1 peshore elektronike për peshimin e lëndës narkotike dhe 3 automjete. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos