
Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të Jani Aliajt.
Kujtojmë se Aliaj është i dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë për ekzekutimin e Elton Çiços, me të cilin sipas SPAK, ai ka pasur konflikte të forta të nisura vite më parë në burgun e Koridhalosë në Greqi.
Sipas asaj që thuhet në dosje, gjatë qëndrimit në burg, Jani Aliaj, ka rrahur për vdekje, një mik të Elton Çiços dhe më pas është konfliktuar me atë vetë.
Pasi përfunduan dënimin dhe u kthyen në Shqipëri, Çiço ka tentuar të marrë hak duke i organizuar dy atentate Jani Aliajt, por pa mundur që ta ekzekutonte.
Megjithatë, një vit më parë, Jani Aliaj u fut në ambientet e një lokali të njohur në kryeqytet i veshur sportiv me një kapele në kokë, dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të Elton Çiços, i cili ndodhej në shoqërinë e oficerit Alban Trimi, mjekut Elton Rraja dhe një personi të tretë.
Me vendimin nr.53 datë 28.12.2022 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (vendim i lënë në fuqi me vendimin nr.73 datë 09.05.2023 të Gjykatës së Apelit), ndërmjet të tjerave ka vendosur:
Konfiskimi dhe kalimi në favor të shtetit të pasurive të sekuestruara me vendimin nr.152 datë 30.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si më poshtë:
1. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 27 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 29.000 (njëzetë e nëntë mijë) euro;
2. Pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 38.15 m2, në emër të shtetases L. Alia, e fituar me kontratën e shitjes në shumën 41.000 (dyzetë e një mijë) Euro;
3. pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 26.4 m2, me adresë “Palorto” Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;
4. pasuria e llojit Njësi me sipërfaqe 130 m2, me adresë Lagjia Palorto Gjirokastër, në emër të shtetasit N. Alia;
5. Objektin në proces legalizimi në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Palorto, Gjirokastër;
6.Pasuria e llojit ullishte, me sipërfaqe 200 m2, në emër të shtetasit N. Alia, me adresë Borsh, Sarandë;
7. Objektin Vila “Kav…….”, në proces legalizimi në emër të N. Alia etj, me adresë Borsh, Sarandë. (A2 Televizion)
Njoftimi