
Shkencëtari iranian që drejtonte programin bërthamor, që u vra të premten, Mohsen Fakhrizadeh, u qëllua me një automatik të komanduar në distancë.
Raportimi vjen nga agjencia e lajmeve Fars, e cila konsiderohet si media gjysmë publike. Sipas të dhënave, Farihzadeh po udhëtonte me bashkëshorten në një automjet të blinduar, ndërsa shoqërohej nga një autokolonë me makina po të blinduara.
Në një pikë, autokolona kaloi përpara për të siguruar vendin ku do të shkonte shkencëtari iranian. Më pas, janë dëgjuar të shtëna, duke bërë që Fakrihzadeh të ndalonte makinën pasi mendoi se automjeti i tij kishte pësuar defekt.
Por, të shtënat, të cilat vinin nga një automatik i kontrolluar në distancë, që ishte montuar në një makinë që gjendej 150 metra larg, u dëgjuan sërish. Një nga plumbat goditi shkencëtarin në shpinë, thekson Fars në raportim, duke shtuar se automjeti ku gjendej arma shpërtheu disa minuta pas atentatit.
Gjatë sulmi, mbeti i vrarë edhe truproja e tij, ndërsa për vrasjen, zyrtarët e Iranit akuzojnë Izraelin. Lideri Suprem, Ajatollah Ali Kamenei dhe të tjerë kanë premtuar hakmarrje të ashpër ndaj autorëve. Megjithatë, zyrtarët në Izrael nuk kanë komentuar ende akuzat apo vrasjen e Fakrihzadeh. (A2 Televizion)