Shtimi i rasteve me Covid, të burgosurit përleshen me rojet, të paktën 8 viktima

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 11:07 | Bota
Shtimi i rasteve me Covid, të burgosurit përleshen me rojet, të

Të paktën 8 persona humbën jetën dhe 52 të tjerë mbetën të plagosur, pas trazirave në një burg në Sri Lanka, ku të dënuarit u përfshinë në një përleshje me gardianët.

Protesta e të burgosurve nisi pas kërkesave të tyre për kushte më të mira dhe lirim të të dënuarve për krime jo të rënda, pas shtimit të ndjeshëm të rasteve me koronavirus brenda institucionit.

Burgjet në Sri Lanka janë të mbipopulluar dhe tashmë 1000 persona janë konfirmuar të infektuar me Covid.

Mediat raportojnë se gardianët qëlluan për të parandaluar përshkallëzimin e situatës, ndërkohë që në ambientet e brendshme të burgut u përhap dhe një vatër zjarri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos