Biden thyen këmbën duke luajtur me qenin, vjen reagimi i Trump

Nga A2 CNN
30 Nëntor 2020, 12:06 | Bota

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, raportohet të ketë dëmtuar kaviljen, ditën e shtunë, ndërsa ka qenë duke luajtur me qenin e tij Major.

Sipas burimeve, Biden shkoi menjëherë te një ortoped specialist në Delaware, i cili i konfirmoi se kishte pësuar një thyerje të kaviljes.

Tashmë, presidentit të zgjedhur do t’i duhet që për javët në vijim të ecë me një protezë e cila do të mbrojë kaviljen e dëmtuar.

Për këtë ngjarje, reagoi dhe presidenti Donald Trump i cili i uroi përmes një statusi, urim të shpejtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos