Mijëra protestues në Tajlandë marshuan drejt regjimentit të rojeve mbretërore, duke mbajtur rosakë të verdhë prej gome, për t’iu kundërvënë me humor efektivëve të policisë.
Protestuesit u gjendën përballë policëve të armatosur rëndë dhe telave me gjemba të vendosura rreth shtabit të përgjithshëm të Rojeve Mbretërore të dielën. Ata kërkojnë që Mbreti Maha Vajiralongkorn të lëshojë disa nga fuqitë e veta, përfshi edhe pretendimet ndaj disa prej forcave ligjzbatuese që janë nën komandën e drejtpërdrejt të tij.
Protesta e së dielës kundër monarkisë është e fundit e një serie të gjatë, që vijojnë prej disa muajsh tashmë. Përveç reformimit të fuqive të monarkisë, protestuesit kërkojnë krijimin e një qeverie të re dhe riformatimin e Kushtetutës. (A2 Televizion)