
Një nga sfidat më interesante të turnit të Champions League ishte ajo midis Atletiko e Madridit dhe Juventusit, dhe ndeshja nuk zhgënjeu.
Spanjollët e Diego Simeone fitojnë 2-0 në një stadium i mbushur plot me tifozë dhe flamuj.
Pjesa e parë duket më e ekuilibruar, dhe episodi më të rëndësishëm është penalltia që arbitri Zwayer fishkëllen në favor të Atletikos, por që anulohet pas shikimit të VAR.
Pjesa e dytë është e gjitha e Atletikos. Diego Costa humb një rast të pabesueshëm, pastaj është Griezmann që godet traversën.
Një tjetër gol i anulohet Atletikos për një shtyrje të qartë të ish-it Alvaro Morata ndaj Chiellinit në minutën e ’71, por ritmi tashmë është i papërballueshëm për italianët, që bien në minutën e ’78 dhe ’83 me golat e Gimenez dhe kapitenit të spanjollëve Diego Godin.
Juventus reagon me një gjuajtje të Bernardeschi, por është tepër vonë. (A2 Televizion)