Auditi për Bashën, kreu i Komisionit: Jemi partia që rrëzoi komunizmin, i rëndë financimi me para ruse

Nga A2 CNN
27 Shtator 2022, 10:05 | Politikë
Auditi për Bashën, kreu i Komisionit: Jemi partia që rrëzoi

Partia Demokratike është zyrtarisht në një proces auditimi të brendshëm, ku peshojnë akuzat për financimet e dyshuara si të ardhura nga Rusia, dhe ku i akuzuari kryesor, sipas Sali Berishës, është vetë ish-kryetari Lulzim Basha.  

Ledina Mandija, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së dhe e zgjedhur në krye të grupit të punës që do të verifikojë financimin e ish-kryetarit Lulzim Basha, tregon për A2 CNN detaje mbi objektivat e kësaj sipërmarrje.

“Ishte një vendim i marrë nga kryesia në bazë të nenit 48 të Statutit, PD-ja vepron me transparencë tashmë dhe jo me akte që serviren në momentin e fundit për t’u votuar qorrazi nga Këshilli Kombëtar. Ka një akuzë të rëndë ndaj PD-së, partisë që rrëzoi komunizmin në vend dhe është e papranueshme që të financohet nga para ruse”, thotë ajo.  

Sipas Mandijës, “u pa me vend që të ngrihej një grup auditimi, do të bëjë auditimin për çdo financim nga ana e kompanisë ruse në favor të Partisë Demokratike. Duhet të ndajmë veprimet e individëve të caktuar ame ato të Partisë Demokratike, veprimet e njëanshme do të hetohen. Dokumentet në seli janë zhdukur, por ka burime të tjera të provës që do të merren parasysh nga Komisioni, dhe do të finalizohet në një raport”.

Mandija mohon se Basha është ”dënuar” paraprakisht mbi këtë çështje. “Nuk e dimë kush janë personat e implikuara, dhe nuk dimë ku kanë shkuar dhe si janë administruar ato para, si shkuan në Skoci”, deklaroi ajo, duke shtuar një apel që provat që do të mblidhen të përdoren edhe nga organet ligjzbatuese, si SPAK, ndërkohë që nuk jap një afat për përfundimin e hetimit të brendshëm.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos