Takimi i Metës me Kim, analistët: Konfirmon preferencën e SHBA për ish-presidentin mes opozitës

Nga A2 CNN
26 Shtator 2022, 17:14 | Politikë
Takimi i Metës me Kim, analistët: Konfirmon preferencën e SHBA

Pas përplasjeve në distancë që patën në prag të zgjedhjeve të 25 prillit, Yuri Kim dhe Ilir Meta me sa duket i kanë zbutur gjakrat mes tyre dhe kjo u vu re në vizitën që diplomatja amerikane i bëri kryetarit të Partisë së Lirisë në selinë e forcës politike që ai drejton. Mesazhin e këtij takimi, analistët Aristir Lumezi dhe Aleksandër Çipa e lexojnë në kënde të ndryshme.

“Mbështetje për kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta për të qenë ai numri 1 i opozitës për sa kohë Sali Berisha është i shpallur non grata nga SHBA”, thotë Lumezi. “Ishte një takim i karakterit diplomatik. Zoti Meta nuk është një person që është i prekur nga ai status që ka Berisha si non grata dhe shenja e kontaktit parathotë pamundësinë e afërt për të pasur penalitete të tilla dhe kjo është shumë e rëndësishme”, thotë Çipa.

https://a2news.com/2022/09/25/takimi-me-kim-meta-i-tregova-qendrimin-tim-mbi-shpalljen-non-grata-te-berishes/

Sipas Lumezit edhe pse ka një ftohje mes liderëve kryesorë të opozitës, ata janë të dënuar të bashkëpunojnë. “Berisha do të donte që ta kishte të deklaruar qartë në krah zotin Meta, por nëse do ta shikojmë pak më larg ata janë të detyruar të bashkëpunojnë sepse nuk mund të pretendojnë të vijnë në pushtet pa bashkëpunim”. Çipa ka një tjetër qasje. “Më shumë se sa mosmarrëveshje ose ftohje mendoj se ka çështje të pazgjidhura në ortakërinë e tyre politike. Zoti Meta e projekton vetveten në një jetëgjatësi politike. Mendoj që kjo është një situatë që s’ka të bëjë thjesht me ndarjen e hisesë elektorale”.

Drejtuesit e dy forcave kryesore në opozitë edhe pse kanë paralajmëruar një vjeshtë të nxehtë protestash ende nuk kanë zhvilluar një takim zyrtar për të bërë të ditur detajet e marrëveshjes politike. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/24/berisha-flet-online-me-qytetaret-nga-oferta-per-ekonomine-familjare-deri-te-takimi-kim-meta/

A2 CNN Livestream

Latest Videos