
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas përfundimit të mbledhjes së konstituimit të Këshillit Koordinues në qarkun e Fierit, tha se janë zgjedhur drejtuesit politikë të 6 bashkive atje, ku 3 prej tyre do të kenë një bashkëkryetar.
“Kemi përfunduar një mbledhje të këshillit kombinues të qarkut të PS, ku në secilën prej bashkive kemi përfunduar procesin e riorganizimit të partisë. Me zgjedhjen e drejtuesve në të gjitha nivelet. Nga ato në nivel të qendrave të votimit, në Këshillin koordinativ të qarkut kemi mirëpritur drejtuesit e rinj të bashkive në të gjashta bashkitë.
Në 3 prej gjashtë bashkive kemi bashkëkryetarë, në 3 kemi zgjedhur një kryetar, por në një moment të dytë do të kemi edhe aty bashkëkryetarë, si një objektiv që ia kemi vendosur vetes. Fillimi i përgatitjeve tona për zgjedhjet vendore të majit 2023. Objektivi i PS është gjashtë nga gjashtë. Kemi planifikuar një sërë masash organizative.”, u shpreh Balla. (A2 Televizion)