Australia në “kthetrat” e zjarreve , ndotja 11 herë mbi normalen

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 08:48 | Bota

Vijojnë të jetë jashtë kontrollit vatrat e zjarrit në Australi që prej muajsh kanë djegur sipërfaqe të mëdha me pyje dhe shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Të paktën 20 shtëpi u shkatërruan nga flakët e “ferrit” gjatë fundjavës në Malet Gospers, ndërsa autoritetet shëndetësore bëjnë me disa se situata nga ndotja në Sidnei është shumë e rëndë dhe duhet shpallur emergjenca.

Sipas autoriteteve vatrat e zjarrit tashmë shtrihen nga zona e Lithgow në perëndim, përmes Hawkesbury dhe përfundojnë në brigjet qendrore në lindje.

Grupe të tëra ekspertësh i kanë kërkuar qeverisë të marrë masa të menjëhershme pasi niveli i ndotjes i ka kaluar me 11 herë shifrat maksimale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos