All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Donin të hynin në bazën e forcave speciale, "spiunët" kinezë dëbohen nga SHBA

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2019, 23:34 | Bota
Donin të hynin në bazën e forcave speciale,
All - Paragraf - 1

Një ngjarje e denjë për filmat e “007” ka ndodhur disa muaj më parë në një nga bazat ushtarake më të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Si pasojë, dy diplomatë kinezë janë përzënë nga territori i SHBA. Por çfarë ka ndodhur vërtet?

Sipas burimeve të New York Times,  dy qytetarë kinezë që zyrtarisht punonin në ambasadën e atij vendi në Washington, u shfaqën në bazën e Norfolk në shtetin e Virxhinias, së bashku me bashkëshortet e tyre.  Roja që i priti në hyrje u tha se nuk kishin asnjë leje për të hyrë, dhe se duhet të dilnin nga baza pasi të  kishin kaluar derën, duke kaluar nga një rrugë anësore.

All - Paragraf - 3

Por kinezët pasi kaluan postbllokun, u drejtuan drejt bazës, duke u bllokuar më vonë nga një automjet tjetër i personelit ushtarak.

https://a2news.com/2019/08/26/lufta-tregtare-shba-kine-trump-se-shpejti-rinisim-bisedimet/

Të zbuluar, ata mohuan akuzat, duke thënë se nga vështirësitë gjuhësore ata nuk kishin kuptua rmirë drejtimin e daljes. Por organet e Inteligjencës amerikane nuk i besuan versionit kinez. Sipas tyre, të paktën njëri nga kinezët ishte pjesë e shërbimeve sekrete të Pekinit, dhe duket vërtet e pabesueshme që të ketë bërë një gabim aq fëminor.

Amerikanët besojnë në të kundërt që ky mund të ishte një test për të parë efektivitetin e sigurisë së bazës amerikane, e cila ndër të tjerat është qendra stërvitore e forcave speciale.

https://a2news.com/2019/11/18/rrjeti-5g-shba-politikes-shqiptare-kujdes-nga-teknologjia-e-kines/
All - Paragraf - 6

Ngjarja vjen pas një periudhe të tensionuar midis Washingtonit dhe Pekinit në fusha të ndryshme, politike, ekonomike dhe së fundmi edhe ushtarake. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos