Austria, Çekia dhe Sllovakia kundër pranimit të refugjatëve afganë në BE

Nga A2 CNN
8 Shtator 2021, 13:03 | Bota
Austria, Çekia dhe Sllovakia kundër pranimit të

Tre shtete anëtare të Bashkimit Europian kundërshtojnë pranimin e refugjatëve afganë. Austria, Sllovakia dhe Republika Çeke kërkojnë që të shmangin një valë të re emigracioni për në BE nëse do të ketë një fluks të njerëzve që ikin nga Afganistani.

“Nuk ka vend për ta në Europë”, u shpreh disa ditë më parë kryeministri çek, Andrej Babis, gjatë një takimi me homologët nga Austria dhe Sllovakia. Qëndrim thuajse të ngjashëm kanë edhe vende të tjera anëtare.

Polonia dhe Hungaria prej kohësh kanë një qëndrim të ashpër lidhur me emigracionin. Megjithatë, disa shtete të BE-së kanë pranuar mijëra refugjatë afganë përmes një evakuimi të organizuar dhe udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, pasi talebanët morën kontrollin e plotë të Afganistanit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos