Autoboti me benzinë përplaset me godinën, zjarri përfshin lagjen në Long Island

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 18:45 | Bota

Një autobot i mbushur me lëndë djegëse u përplas me një biznes në Long Island duke shkaktuar një zjarr masiv dhe shpërthim të fuqishëm në zonë.

Sipas të dhënave paraprake, autoboti po transportonte 50 tonë benzinë në momentin e përplasjes gjë që bëri që zjarri të përhapej me shpejtësi.

Drejtuesi i mjetit arriti të shpëtonte nga ky aksident shpërthyes me plagë të vogla, ndërkohë që 3 zjarrfikës të tjerë u dërguan në spital.

Puna për fikjen e zjarrit zgjati për disa orë dhe për këtë arsye disa rrugë të zonën mbetën të bllokuara. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos