
Në ministerialin e Ministrave të Mbrojtjes së NATO, Niko Peleshi shprehu angazhimin e Shqipërisë për të shtuar kontributin e saj për mbrojtjen e kufijve juglindorë të saj.
Në lidhje me krizën në Ukrainë, Peleshi deklaroi se Shqipëria mbështet qëndrimin se çdo vend është i lirë dhe ka të drejtën sovrane për të zgjedhur rrugën e vetë në aleancat e sigurisë dhe mbrojtjes.
Gjithashtu, ai përmendi rolin e Shqipërisë si bashkë-penë-mbajtëse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi çështjen e Ukrainës.
Peleshi rikonfirmoi edhe njëherë angazhimin e Shqipërisë për përmbushjen e Zotimit për Investime në Mbrojtje që vendet anëtare morën në Samitin e Uellsit në 2014 për arritjen e buxhetit të Mbrojtjes deri në vitin 2024 në jo më pak se 2% të PBB. (A2 Televizion)