OKB ngre alarmin, ndotja vret më shumë se pandemia, 9 milionë viktima në vit

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 17:14 | Bota
OKB ngre alarmin, ndotja vret më shumë se pandemia, 9 milionë

Ndotja e mjedisit nga shtetet dhe kompanitë po shkakton më shumë viktima globalisht se sa pandemia e Covid-19. Në këtë përfundim arrin një raport i OKB që kërkon veprim urgjent dhe ambicioz për të ndaluar disa kimikate toksike.

Raporti konstaton se ndotja nga pesticidet, plastika dhe mbetjet teknologjike ka kontribuar në 9 milionë vdekje të parakohshme në vit dhe thotë gjithashtu se çështja po anashkalohet në shkallë të gjerë.

“Ndotja po vret më shumë njerëz çdo vit, nga çka shkaktuar pandemia e koronavirusit përgjatë dy viteve dhe prapë është shumë larg vëmendjes së publikut apo politikbërësve”, tha David Boyd.

Eskpertët thonë se qasja e deritanishme për menaxhimin e rrezikut të ndotjes apo substancave toksike po dështon, duke rezultuar në shkelje të gjerë të të drejtave të njeriut për një mjedis të pastër, të shëndetshëm e të përshtatshëm.

Dokumenti që pritet të prezantohet muajin e ardhshëm në këshillin për te drejtat e njeriut të OKB u publikua të martën në websajtin e Këshillit.

Ai bën thirrje për ndalimin e substancave të krijuara nga njeriu polyfluoroalkyl dhe perfluoroalkyl, të cilat përdoren në produkte shtëpiake të tilla si tiganë e tenxhere që nuk ngjisin e që janë lidhur me shkaktimin e kancerit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos