Videoja që emocionon të gjithë, adoleshentit i rikthehet dëgjimi pas disa vitesh

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 14:40 | Kapur në kamera

Një video që vjen nga Venezuela po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke i emocionuar të gjithë.

Protagonisti, një djalë adoleshent, Klener Villaroel, falë disa aparateve të gjeneratës së re i është rikthyer dëgjimi që kishte humbur qysh i vogël.

Një surprizë për të gjithë, edhe për vetë djaloshin dhe prindërit e tij, pasi mjekët e kishin përjashtuar një mrekulli të tillë.

Ai fillimisht hutohet nga ndjesia e re, por më pas pushtohet nga emocionet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos