Autobusi me klandestinë nuk i ndalon policisë, vriten 2 efektivë

Nga A2 CNN
25 Gusht 2022, 10:13 | Bota
Autobusi me klandestinë nuk i ndalon policisë, vriten 2 efektivë

Dy efektivë të policisë bullgare humbën jetën, mëngjesin e së enjtes, pasi u përplasën nga një autobus që transportonte emigrantë dhe që refuzoi urdhrin e efektivëve për të ndaluar.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Burgas, kur drejtuesi i autobusit me targa false me 47 klandestinë në bord, nuk iu përgjigj thirrjes së policisë të ndalonte në dy pika kontrolli.

Për këtë arsye, policia ngriti postbllok me makina në një zonë të banuar, por as në këtë moment autobusi nuk ndaloi, duke përplasur mjetin ku ndodheshin dy efektivët, të cilët humbën jetën në vendngjarje.

Deri më tani, nuk është ngritur asnjë akuzë kundër shoferit sirian, por prokurori Georgi Chinev i quajti veprimet e shoferit të qëllimshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos