
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurjan të Roskovecit. Drejtuesi i autobusit, me iniciale I.V., 56 vjeç është përplasur me shoferin 80-vjeçar të një motomjeti, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.
Sipas policisë nga pasagjerët në autobus, nuk ka të lënduar, ndërsa drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)