Prokuroria dorëzon kërkesën për ekstradimin e turkut të kriptomonedhave që u arrestua në Shqipëri

Nga A2 CNN
28 Shtator 2022, 16:43 | Kronikë
Prokuroria dorëzon kërkesën për ekstradimin e turkut të

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njoftoi se ka depozituar këtë të mërkurë, në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan, kërkesën për ekstradimin në Turqi të shtetasit turk të arrestuar më datë 30 gusht, Faruk Fatih Ozer.

“Autoritetet turke të drejtësisë kanë transmetuar përmes Ministrisë së Drejtësisë materialet e plota që kanë të bëjnë me kërkesën për ekstradim në Turqi të shtetasi Faruk Fatih Ozer, në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Paqit e Shkallës së Parë Nr.7 në Stambollin Anadollian me vendimin datë 07.05.2021 ka caktuar ndaj këtij personi masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale të kryera në Turqi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos