Merr flakë kabina elektrike në Lazarat

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2022, 09:43 | Kronikë
Merr flakë kabina elektrike në Lazarat

Merr flakë kabina elektrike në Lazarat, mbeten pa energji gjysma e fshatit. Ngjarja ka ndodhur para pak në lagjen Kordhocë pjesa e poshtme e fshatit Lazarat ku njëra prej kabinave elektrike u vu nën flakët e zjarrit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e PMNZSH, OSHEE dhe policisë të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e një ngjarjeje që do të shkaktonte situatë kritike.

Shkaqet e zjarrit po hetohen ndërkohë nga grupi hetimor mësohet se dyshohet se zjarri ka ndodhur si pasojë e një qarku të shkurtër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos