
10 tituj të rinj të ndihmuar nga Bashkimi europian do të botohen në shqip. Nga Umberto Eco e deri te Simone de Beauvoir, Europa Krijuese do të sjellë në shqip perspektivën e re të perceptimit përmes letërsisë.
Menjëherë pas panairit të librit, botuesit bëhen gati për planin vjetor të botimeve të reja. Dhjetë prej tyre janë prezantuar këtë dhjetor nga botuesi Petrit Ymeri që tregon se së bashku me Europën krijuese tanimë e kanë gati listën e 10 librave për të cilat do angazhohen me misionin e ndryshimit të perceptimeve përmes letërsisë.
Perceptim që botuesi Ymeri e vëren që nga mënyra se si duhet të prezantohet libri e nga duhet të nisë kjo rrugë. "Libri të shkojë në shkolla", këtë na ka mësuar Europa. Në këtë listë të re botimesh lexuesi i së ardhmes duket se është prioritet.
Veprat që pritet të botohen brenda këtij viti përfshijnë autorë si Simone de Beauvoir apo Katarina Taikon që kanë frymëzuar shoqërinë për të ndryshuar dogma, po aq sa edhe autorë si Umberto Eco që me përkthimin e Edon Qesarit do të sjellë rrëfenjat për të vegjlit, si një risi edhe për lexuesin shqiptarë që Econ e ka njohur si një erudit me gjuhë e fantazi shkrimtari. (A2 Televizion)