All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Historia e Francesco Cito, fotoreporteri italian që ka “shkrepur” nga Afganistani tek Shqipëria e tranzicionit

Nga A2 CNN
25 Shtator 2022, 00:07 | Kulturë
Historia e Francesco Cito, fotoreporteri italian që ka
All - Paragraf - 1

Ai është vlerësuar si “një nga fotoreporterët më të mirë në botë. Pesë dekada që i është përkushtuar fotografisë e veprat e tij kanë zënë në mediat e njohura botërore. Ndër shkrepjet e tij janë edhe ato nga zonat e konflikteve. 73-vjeçari italian, Cito, karrierën prej fotoreporteri e fotografi e kishte zhvilluar në revistat angleze “Sunday Times” e “Observer”. Kishte qenë një nga fotoreporterët e parë në vitin 1980 që kishte arritur në Afganistan duke udhëtuar në këmbë për 1200 kilometra, ndërsa pas asaj kohe kishte punuar edhe në një reportazh mbi mafinë e Napolit, qytetit nga ai vjen, që ishte shpërndarë në gjithë botën.

Kishte qenë i vetmi fotoreporter që kishte raportuar për dorëzimin e Bagdatit, ndërsa lista e vendeve nga ku ka raportuar përfshin edhe Libanin e Palestinën. Nga aty ishte plagosur tri herë, dy herë nga ushtarët izraelitë dhe një herë nga palestinezët sa po punonte për revistën gjermane “Stern”. Francesco Cito ka qenë një nga fotografët e parë që kishin raportuar zbarkimin amerikan në Arabinë Saudite pas pushtimit të Kuvajtit në vitin 1990.

All - Paragraf - 3

“Pikë së pari duhet t’ju falënderoj për ftesën. Ka disa vite që mungoj në Shqipëri. Herën e fundit kam qenë në 2004-ën dhe rikthimi im në këtë vend ka gjithmonë surprizues për mënyrën si e shoh vendin tuaj. Çdo herë që kam ardhur ka ndryshuar. Tirana sot është një qytet shumë modern, por në kujtesën time Tirana është e bukur edhe ashtu si ishte edhe pa makina, një qytet i qetë. Megjithatë më bëhet qejfi që ka evoluar, ndonëse në kujtimet e mia Shqipëria ime mbetet e bukur si ishte. Herën e parë në Shqipëri në fakt kam qenë në Vlorë, menjëherë pas rënies së regjimit komunist të Hoxhës. Megjithatë më gjatë kam qëndruar në Shkodër, kur erdha herën e dytë për të kuptuar pak më shumë kanunin dhe për të realizuar një cikël mbi këtë pjesë të jetës. Aty polici që më shoqëronte në udhëtimin tim, u vra pak metra larg nga unë dhe ndonëse është një moment tragjik. Unë e mbaj mend atë person xhentil dhe ruaj kujtim të mirë për atë zotëri që ranë krye të detyrës. Dhe kështu unë e ruaj Shqipërinë në disa kujtime me emocione të ndryshme. Rikthehem sërish për këtë ekspozitë e më vjen keq që nuk mund të qëndrojmë gjatë për shkak të disa impenjimeve të tjera, por jam falënderues për ftesën”, thotë ai për A2 CNN. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos