
Nisi si një kinema e hapur në Sarandë. Misioni i kineastit Edmond Topi 10 vite më parë, kur krijonte Dea Film Festival ishte që të çonte kinemanë në vende si Saranda apo Gjirokastra ku kinemaja prej vitesh nuk ekzistonte më.
Sot, ende Saranda nuk ka një kinema, por së paku disa prej banorëve aty e kanë përjetuar magjinë e ekranit të madh, ndonëse edhe në Open Air.
I tillë vijon të mbetet ky festival veçse misioni tanimë është që njerëzit të shkojnë në kinema, sepse publiku gjithnjë e më shumë po i shijon produksionet kinematografike përmes teknologjisë në shtëpi.
Ky edicion i nëntë ka programe, atë të filmit me metrazh të gjatë, një tjetër dedikuar filmit dokumentar, një program dedikuar regjisorëve të rinj dhe risia është ai dedikuar filmave që mbërrijnë nga Kosova.
Janë 39 filma që do të përcillen përgjatë kësaj jave, 5 me metrazh të gjatë, 4 produksione të Kosovës, 16 në sektorin e filmit të shkurtër dhe 11 dokumentarë. Regjisorët e rinj përcjellin këtë vit 14 filma.
Rrugëtimi i Dea Open Air nis nga nesër në amfiteatrin e Universitetit të Arteve. (A2 Televizion)