
Është e vështirë të ngjitesh në alpet shqiptare dhe të mos flasësh për xhubletën dhe lahutën. Thuajse një mision i pamundur. Të gjithë djemtë të flasin për lahutën, ndërsa vajzat si krenari kanë xhubletën. Të dyja bashkë bëhen në një festë që quhet Logu i Bjeshkëve.
Ndonëse shumë pak zonja sot i dedikohen xhubletës në këto anë, ajo sërish i ka mbijetuar kohës, madje nga tashmë është thesar i trashëgimisë botërore.
Silvana Nini është një nga vajzat e xhubletës. Ajo tregon sa rëndësi ka ndër breza kjo veshje dhe se pas këtyre fjalëve vështirë të kuptosh pse ajo ende i dedikon deri në UNESCO këtë përkushtim xhubletës së bukur të vajzave shqiptare.
Luljeta Dano është një tjetër emër i cili ka punuar që dosja e xhubletës të shkojë në UNESCO e sot kostumi i Alpeve të konsiderohet si pasuri e vyer e gjithë botës.
Por të shumta janë nënat dhe vajzat që ende sot xhubletën e trashëgojnë në breza.
4000 mijë vite magji, kjo është xhubleta e shqiptarisë. (A2 Televizion)