Një grua ruse ka treguar se si vrau djalin e saj të vogël pasi “nuk kishte më ushqim në frigorifer” dhe “ai ishte gjithmonë i uritur”.
28-vjeçarja Yulia Khabitova, me anë të një kukulle, i tregoi autoriteteve ruse veprimet makabre të saj. Ajo e mbyti me litar djalin 1-vjeçar dhe e varrosi në një grumbull plehu.
Ajo deklaroi se tha këto fjalë: “Do të shkojë gjithçka mirë, nuk do të jesh më kurrë i uritur. Nuk do të qash më kurrë”.
Sipas mediave ruse, babai i djalit e kishte lënë 28-vjeçaren sepse, sipas tij, ajo kishte gjetur një tjetër.
Tashmë, nëna rrezikon 8-20 vite burg. (A2 Televizion)