CDC rekomandon përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson: Benefitet janë më të mëdha

Nga A2 CNN
23 Prill 2021, 23:55 | Bota
CDC rekomandon përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson: Benefitet

Autoriteti kryesor i shëndetit publik amerikan, CDC, ka rekomanduar përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson, që ishte pezulluar për shkak të disa rasteve të trombozës së ndodhura.

Sipas ekspertëve amerikanë, benefitet tejkalojnë riskun e koagulimit të gjakut, që sipas tyre ndodh në raste shumë të rralla. Me vendim me shumicë, 10 pro, 4 kundra dhe një abstenim, CDC rekomandon vaksinën të gjithë personave sipër moshës 18-vjeçare.

Ndërkohë, në SHBA viktimat ndaj COVID-19 kanë tejkaluar sot shifrën e 370 mijë personave, me më shumë se 32 milionë raste në vend. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/20/ema-vaksina-johnson-johnson-ka-rrezik-per-mpiksje-gjaku-por-nuk-ndalon-perdorimin-ne-be/
https://a2news.com/2021/04/16/be-nuk-do-te-rinovoje-kontratat-me-astrazenca-dhe-johnsonjohnson/

A2 CNN Livestream

Latest Videos