Autoritetet ngrenë alarmin, vjen paralajmërimi i tretë për "stuhinë e rërës"

Nga A2 CNN
22 Mars 2023, 10:28 | Bota
Autoritetet ngrenë alarmin, vjen paralajmërimi i tretë për

Autoritetet kineze kanë lëshuar alarmin në lidhje me afrimin e asaj që ata e quajnë “stuhia e rërës”. Në një deklaratë nga Qendra Kombëtare Meteorologjike e Kinës, u raportua se stuhitë më intensive të rërës të vitit priten në rajonet veriore dhe verilindore të vendit.

Më tej, në deklaratë thuhet se rajonet autonome Xinjiang Ujgur, Ningxia Hui dhe Inner Mongolia, Qinghai, Gansu, Shaanshi, Shanxi, Hibey, Liaoning, Cilin dhe Heylonciang dhe kryeqyteti Pekin dhe qytetet Tianjin do të preken nga stuhitë e rërës.

Njoftimi është paralajmërimi i tretë i stuhisë së rërës për rajonin Pekin-Tienjin-Hibey, këtë vit.

Meteorologët vunë re se për shkak të reshjeve të pamjaftueshme në shkretëtirat dhe stepat veriore gjatë muajve të dimrit, rëra dhe pluhuri u grumbulluan në sipërfaqen e tokës, të shkaktuara nga erërat që fryjnë nga veriu në jug, me ngrohjen e hershme të rajoneve jugore në pranverë, duke shkaktuar stuhi rëre.

NDOTJA E AJRIT NË NIVEL “TOKSIK” NË PEKIN

Në kryeqytetin Pekin, ndotja e ajrit u rrit në nivele kritike për shkak të stuhisë së rërës.

Sipas të dhënave të stacionit të matjes në Ambasadën Amerikane në Pekin, dendësia e "PM2.5", e cila tregon sasinë e grimcave më të vogla se 2.5 mikronë që shkaktojnë ndotjen e ajrit, është rritur në 318 që nga mëngjesi i sotëm dhe dendësia e "PM10", që tregon sasinë e grimcave më të vogla se 10 mikronë, është rritur në 999.

Sipas Indeksit Ndërkombëtar të Cilësisë së Ajrit, këto nivele tregojnë ndotjen e ajrit në kategorinë “toksike” për shëndetin e njeriut.

Ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë i konsideron përqendrimet e PM2.5 mbi 5 mikrogramë në vit "të dëmshme për shëndetin e njeriut", ajo paralajmëron se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit mbi këtë vlerë mund të çojë në sëmundje të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/03/15/skena-apokaliptike-ne-pekin-stuhia-me-e-rende-e-reres-perfshin-12-provinca-te-kines/
https://a2news.com/2020/02/24/stuhi-rere-nga-afrika-tenerife-duket-si-marsi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos