Autoritetet polake do të përdorin vodkë për të dezinfektuar ambientet nga koronavirusi

Nga A2 CNN
20 Mars 2020, 17:36 | Bota
Autoritetet polake do të përdorin vodkë për të

Zyra e prokurorisë në Poloni vendosi që rreth 430 mijë litra vodkë e konfiskuar dhe një tjetër pije me 95% alkool do t’iu dërgohen institucioneve të vendit për të dezinfektuar ambientet e tyre si pasojë e koronavirusit.

“Për shkak të nevojës së madhe për dezifenktantë vendosëm që alkoolin e sekuestruar gjatë operacioneve të policisë ta përdorim gjatë luftës kundër koronavirusit”, shkruhet në deklaratën e prokurorisë së Polonisë.

Alkooli që ishte destinuar të shkatërrohej, tashmë do të përdoret për dezinfektimin e mjeteve të transportit publik dhe hapësirat e jashtme.

Në një njoftim zyrtar të qeverisë bëhet me dije se dy spitale në Olsztyn tashmë kanë marrë 1500 litra pije më 95% alkool për të pastruar ambientet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos