
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftoi autoritetet shëndetësore në SHBA dhe 5 qytete kryesore amerikane, për t'u përgatitur për shpërndarjen e vaksinës së koronavirusit te punonjësit shëndetësorë dhe grupet me rrezik më të lartë, në fundin e tetorit dhe fillimit të nëntorit.
Ky lajm i shumëpritur raportohet nga New York Times, i cili gjithsesi nënvizon se njoftimi mund të jetë një lëvizje përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit në SHBA.
Disa kohë më parë presidenti Donald Trump akuzoi “deep state” brenda FDA se po tenton të shtyjë nxjerrjen e vaksinës kundër koronavirusit deri pas përfundimit të zgjedhjeve. (A2 Televizion)