
Instituti i Shëndetit Kombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar pacientët e prekur nga koronavirusi që të mos përdorin përzjerjen e rekomanduar nga presidenti Donald Trump si një trajtim të mundshëm kundër virusit vdekjeprurës.
Sipas ekspertëve, një studim i fundit tregon se miksimi i ilaçit kundër malarjes, idrossiclorina, dhe antibiotikut azitromicina, mund të jetë toksik.
Presidenti Trump prej disa javësh e ka konsideruar përzjerjen e këtyre dy ilaçeve si një zbulim që do të ndryshojë faqen e historisë botërore të shëndetësisë përballë koronavirusit. (A2 Televizion)