Vijojnë protestat në Bjellorusi, opozita i vendos afat Lukashenkos

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 08:28 | Bota
Vijojnë protestat në Bjellorusi, opozita i vendos afat Lukashenkos

Mijëra vetë dolën sërish të dielën në Minks, në protestën e radhës kundër presidentit Lukashenko, këtë herë të mbështetur edhe nga opozita bjelloruse, sipas së cilës zgjedhjet janë manipuluar dhe presidenti duhet të dorëzohet.

Që nga zgjedhjet e 9 gushtit, më shumë se 13 mijë qytetarë janë arrestuar, mes tyre edhe liderë të opozitës së vendit.

Opozita i ka vendosur presidentit, Aleksandër Lukashenko, një afat për t'u dorëzuar, që është data 25 tetor, në të kundër do të përballet me protestat mbarëkombëtare, që do të paralizojnë mbarë Bjellorusinë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos