La pas pandeminë, Kina rrit ekononimë me thuajse 5%

Nga A2 CNN
19 Tetor 2020, 08:45 | Bota
La pas pandeminë, Kina rrit ekononimë me thuajse 5%

Kina vijon të shënojë rritje të ekonomisë së saj, edhe pas pandemisë së koronavirusit.

Ekonomia e dytë më e madhe në botë ka shënuar rritje të kënaqshme në tremujorin e tretë të vitit, me 4.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Gjithsesi shifra qëndron nën parashikimin e ekspertëve, që prisnin një rritje prej 5.2%.

Por shifrat flasin po ashtu për një përmirësim të situatës ekonomike gjatë kësaj periudhe, duke menduar sesi nisi viti 2020 për Kinën e më pas pjesën tjetër të botës.

Në periudhën janar-mars, Kina regjistroi rënie të ekonomisë me 6.8%, ku mijëra fabrika e biznese u detyruan të mbylleshin, në tkurrjen e parë të ekonomisë që prej vitit 1992. Në periudhën korrik-shtator, eksportet shënuan rritje me 9.9% ndërsa importet u rritën me 13.2% krahasuar me një vit më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos