Avioni me 4 persona në bord bën ulje të detyruar në Rinas

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 18:38 | Aktualitet

Një avion i vogël, model Beechcraft, me regjistrim zviceran, bëri ulje të detyruyar në pistën e Rinasit, njoftoi Aeroporti “Nënë Tereza” përmes një postimi në Facebook.

Në avion ndodheshin 4 persona, 2 të rritur dhe 2 fëmijë, të gjithë shtetas zviceranë. Avioni, thotë TIA, bëri ulje të detyruar në mes të pistës pasi pësoi një avari në sistemin e rrotave.

“Avioni ishte nisur nga Venezia, me destinacion Tiranën. Pasagjerëve u dha ndihma e parë menjëherë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar dhe të katërt gëzojnë shëndet të plotë. Pas lajmërimit të Organit Kombëtar të Investigimit të Incidenteve Ajrore dhe kryerjes së investigimit në zonën e pistës, avioni u zhvendos nga pista, si pasojë, operimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, u pezulluan për 1 orë e 45 minuta, për të rifilluar më pas”. (A2 Televizion)

https://www.facebook.com/tiranainternationalairport/posts/772194986825930

A2 CNN Livestream

Latest Videos