All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Të dëgjojmë nga populli shqiptar”, Von der Leyen: Shqipëria të jetë pjesë e konferencës për të ardhmen e Europës

Nga A2 CNN
28 Shtator 2021, 17:17 | Aktualitet
“Të dëgjojmë nga populli shqiptar”, Von der Leyen:
All - Paragraf - 1

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen u shpreh qartë me anë të një statusi në rrjetet sociale, se dëshiron që Shqipëria duhet të jetë pjesë e konferencës për të ardhmen e Europës.

Sipas zyrtares së lartë europiane, e cila publikoi në llogarinë e saj dhe një video nga pritja në Tiranë, BE duhet të dëgjojë nga populli shqiptar.

All - Paragraf - 3

“Pres me padurim Samitin BE-Ballkan Perëndimor javën e ardhshme. Atje, së bashku, do të përcaktojmë rrugën drejt së ardhmes. Dhe si anëtare e ardhshme e BE -së, unë gjithashtu dua që Shqipëria të marrë pjesë plotësisht në Konferencën për të ardhmen e Evropës. Duhet të dëgjojmë nga populli shqiptar”, shkruan Ursula Von Der Leyen.

Presidentja e KE nisi të martën një tur në vendet e Ballkanit Perëndimor, starti i të cilit ishte Tirana. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos