Të paktën 41 të vdekur, mes tyre edhe dy fëmijë, është bilanci tragjik, i një incidenti të ndodhur në Rusi, kur një avion në flakë bëri ulje emergjente në aeroportin Sheremetyevo. Numri i viktimave u konfirmua nga TASS, agjencia ruse e lajmeve, por edhe hetuesit e ngjarjes së rëndë.
Të paktën 73 vetë ishin në avion kur ai u nis për fluturim këtë pasdite, por pak minuta më vonë bëri kërkesë për zbritje të detyruar. Ai ishte nisur drejt qytetit Murmansk nga Moska.

Sipas informacioneve paraprake, një prej pasagjerëve kishte parë që një prej krahëve kishte marrë flakë dhe për këtë kishte njoftuar ekuipazhin, të cilët kishin vendosur menjëherë për ulje emergjence. Në rrjetet sociale u shpërndanë video dhe foto dramatike nga avioni në flakë, ndërsa agjencitë ruse të lajmeve theksojnë se ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e incidentit. (A2 Televizion)