Kupa rikthen futbollin në Shqipëri

Nga A2 CNN
22 Janar 2019, 11:29 | Futboll
Kupa rikthen futbollin në Shqipëri

Të parat në fushë do të zbresin Partizani dhe Skënderbeu, të cilat luajnë këtë të martë ndaj Kastriotit dhe Besëlidhjes. Dy pretendentët për trofeun synojnë të hipotekojnë kualifikimin në çerekfinale.

Sfidat në Kupë do të vijojnë ditën e mërkurë, kur janë parashikuar të luhen 6 ndeshje të tjera. Përballja më interesante është padyshim ajo e Grupit B, ku Tirana do të luajë me Flamurtarin. Kjo është edhe e vetmja ndeshje që do të luhet në orën 17:00. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos