
Skënder Gega dhe Partizani, një rrugëtim që do të vazhdojë edhe për një vit e gjysmë. Pas ecurisë mjaft të mirë të skuadrës, në gjysmën e parë të sezonit, ku të kuqtë kryesojnë Kategorinë Superiore, klubi i dha besim trajnerit edhe për më tej.
Gega rinovoi kontratën deri në vitin 2020, duke hedhur firmën në praninë e drejtorit të përgjithshëm të klubit, Olsi Rama. Gjatë emërimit te Partizani në fillim të sezonit, marrëveshja me 55-vjeçarin do të rishikohej pas gjashtë muajve të parë.
Puna e drejtuesit të stolit, krijimi një skuadre konkurruese dhe fakti që kryeqytetasit janë pretendentë për titullin, bënë që trajneri të vazhdojë rrugëtimin te Partizani. (A2 Televizion)