Aksident me vdekje në Tiranë

Nga A2 CNN
2 Prill 2023, 19:28 | Kronikë
Aksident me vdekje në Tiranë

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pasditen e së dielës, në Tiranë.

Ngjarja është regjistruar në Astir.

Policia e kryeqytetit njoftoi se "rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje".

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos