Pas atij në Astir, tjetër aksident me vdekje

Nga A2 CNN
2 Prill 2023, 21:50 | Kronikë
Pas atij në Astir, tjetër aksident me vdekje

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur në vendin tonë.

Pas aksidentit tragjik pasditen e së dielës në zonën e Astirit, në Tiranë, një tjetër aksident fatal ka ndodhur në mbrëmje, në afërsi të zonës së quajtur “Kthesa e Ariut”, në Kulle (Sukth).

Sipas të dhënave të deritanishme, viktimë ka mbetur pasagjeri i një motoçiklete, i cili është përplasur nga një automjet.

Drejtuesi i mjetit që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 21:15, në aksin rrugor Sukth-Manzë, një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R.

Si pasojë e përplasjes ka ndëruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital nën kujdesine mjekëve.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes. Shërbimet e Policisë po vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/02/aksident-me-vdekje-ne-tirane-3/

A2 CNN Livestream

Latest Videos