Kapen 80 kg lënë narkotike në Kapshticë

Nga A2 CNN
2 Prill 2023, 21:06 | Kronikë
Kapen 80 kg lënë narkotike në Kapshticë

Në dalje të Republikës së Shqipërisë, forcat e Policisë Kufitare të Kapshticës kanë kapur rreth 80 kg kanabis.

Sipas burimeve të A2 CNN, një automjet me drejtues rumun ka qenë duke udhëtuar drejt Greqisë.

Menjëherë është bërë i mundur arrestimi i drejtuesit të mjetit, ndërkohë që nuk dihet destinacioni i drogës.

Burimet bëjnë me dije se bëhet fjalë për një çift shtetasish rumunë të cilët kanë kërkuar të kalojnë në anën tjetër të kufirit nëpërmjet Kapshticës. Mësohet se automjeti i është nënshtruar kontrollit në skaner, aty ku është konstatuar edhe diçka e dyshimtë.

Kjo ka detyruar policinë të ushtrojë kontroll më të imët në mjetin e dy shtetasve rumunë. Dy shtetasit u shoqëruan në mjediset e Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës, aty ku do të merren në pyetje për sasinë e lëndës narkotike të gjetur në mjetin e tyre.

Nuk dihet ende nëse lëndën narkotike e kanë ngarkuar në Shqipëri apo diku tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos