Avokatët e Vlorës vendosin të vijojnë bojkotin e seancave gjyqësore

Nga A2 CNN
24 Qershor 2022, 10:49 | Aktualitet
Avokatët e Vlorës vendosin të vijojnë bojkotin e seancave

Dhoma Vendore e Avokatisë Vlorë vendosi të vijojë bojkotin e seancave gjyqësore, si dhe masave të sigurimit prej datës 27 - 29 qershor.

Kjo sipas kreut të Dhomës së Avokatisë, Durim Bajramaj vjen si një masë shtrënguese për mosreagim të instancave qendrore të qeverisë shqiptare.

Bojkoti i masave të sigurimit, sipas avokatëve do të çonte në kolaps sistemin e drejtësisë.

Vendimi për vetëm tri ditë bojkot vjen në pritje të zhvillimit të interpelancës së kërkuar nga opozita shqiptare, ministrit të drejtësisë në Parlament për hartën e re gjyqësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos