
Premtimet e qeverisë për arsimin dhe rininë vijojnë të mbesin në letër.
Një raport i hartuar nga organizata “Qëndresa Qytetare” gjeti se zotime si, ndërtimi i kampusit universitar në Qytetin Studenti; ndërkombëtarizimi i universiteteve shqiptare; dhënia fund e mësimit me dy turne; Portali i Transparencës dhe ai për punësimin e studentëve ekselentë, abonentë për të gjithë studentët dhe kredia studentore ende nuk janë mbajtur.
Peshën më të madhe në këtë angazhim duhet ta mbajnë ata, interesat e të cilëve lidhen direkt me zbatimin e politikave në arsim.
Dhe ky sensibilizim duhet të shoqërohet me skepticizëm jo vetëm ndaj qeverisë këshillojnë ekspertët.
Sipas analizës, keq-financimi dhe mungesa e vullnetit në disa raste janë arsyer e mosrealizimit të premtimeve nga qeveria. (A2 Televizion)