Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Sot kulmoi krimi institucional

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 09:41 | Aktualitet
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Sot kulmoi krimi institucional

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit reagoi pas prishjes së Teatrit Kombëtar ditën e sotme.

“Sot, në orët e para të mëngjesit kulmoi krimi institucional në mes të Tiranës, pas një kalvari shkeljesh ligjore dhe kushtetuese. Qindra forca policore u futën dhunshëm në hapësirat e Teatrit Kombëtar për të larguar qytetarët që kanë qëndruar 27 muaj në mbrojtje të këtij kompleksi ndërtimor pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe evropiane. Me armë zjarri automatike, me spraj piperi dhe me gaz lotsjellës policia ka ndërhyrë duke dhunuar e arrestuar shumë prej protestuesve”, lexohet në deklaratë.

Aleanca kërkoi lirimin e të gjithë personave të arrestuar: “Kërkojmë njëzëri lirimin e të gjithë qytetarëve të arrestuar. Njëkohësisht i kujtojmë publikut të gjerë se kompleksi i Teatrit Kombëtar është dokumentuar në çdo centimetër në dosjen e dorëzuar pranë organizatës "Europa Nostra" që e ka shpallur muajin e kaluar Teatrin Kombëtar si vlerë e përbashkët evropiane. Në këto raste qytetarët ngrihen në këmbë e bashkohen aty ku vazhdon qëndresa, aty ku do ndërtojmë demokracinë dhe shtetin e së drejtës: te Teatri. Protesta e qytetarëve kundër dhunës dhe arrogancës vazhdon”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos