Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon “Europa Nostra”: Ditë e trishtë për trashëgiminë kulturore dhe demokracinë

Nga A2 CNN
17 Maj 2020, 09:02 | Aktualitet
Shembja e Teatrit Kombëtar, reagon “Europa Nostra”: Ditë e

“Europa Nostra” ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar, duke e cilësuar këtë të sotmen si një “ditë të trishtë për trashëgiminë kulturore dhe demokracinë” jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Evropë.

“Ditë e trishtë për trashëgiminë kulturore në Shqipëri dhe Evropë. Ditë e trishtë për demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri dhe Evropë. Herët në mëngjes, autoritetet shqiptare arrestuan aktivistë të shoqërisë civile dhe nisën shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë”, shkruan “Europa Nostra” në Twitter. (A2 Televizion)

https://twitter.com/europanostra/status/1261909885001904129

A2 CNN Livestream

Latest Videos